Google ADS

Dënohet me 11 vjet burg komandanti serb për gjenocidin në Srebrenicë

16:20 | 31 Mars 2017
M. A.

Ostoja Stanishiç, komandanti i Batalionit të Gjashtë të Brigadës së Zvornikut të Ushtrisë së Republikës Sërpska (VRS) u dënua me 11 vjet burg për krime të gjenocidit, ndërsa zëvendësi i tij Marko Milosheviç u lirua nga aktakuza, siç thuhet nga Gjykata, në mungesë të provave.

Pas më shumë se katër vite Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka dhënë verdiktin për Stanishiç dhe Millosheviç, të akuzuar për gjenocid në Srebrenicë.

Ata u gjykuan për vrasjen e rreth 800 banorëve të Srebrenicës në qershor 1995 tek penda në fshatin Petkovci të Zvornikut. Sipas aktakuzës, Stanishiç ishte komandant i batalionit të gjashtë të brigadës së Zvornikut të Ushtrisë së Republikës Sërpska, kurse Millosheviç zëvendësi i tij.

Në aktakuzë, ndër të tjera, theksohet se të pandehurit, Ostoja Stanishiç, në cilësinë e tij si Komandant i Batalionit të 6-të të Brigadës së Zvornikut dhe Marko Millosheviç, në cilësinë e tij si Zëvendës Komandant i Batalionit të 6-të të Brigadës së Zvornikut, në korrik të vitit 1995 në fshatin Petkovci dhe Gjuliçi, të komunës së Zvornikut, me vetëdije u kanë ofruar ndihmë pjesëtarëve të Ushtrisë së RS dhe MPB të RS në zbatimin e planit për dëbimin e përhershëm dhe me forcë të gjithë civilëve boshnjakë nga zona e sigurisë së OKB-së në Srebrenicë, ku rreth 40.000 civilë boshnjakë u dëbuan nga enklava e Srebrenicës, dhe më shumë se 7.000 burra dhe djem boshnjakë u vranë.

Aktakuza i ngarkonte Ostoja Stanishiç dhe Marko Millosheviç për gjenocid sipas nenit 171 (pika a dhe b) të Kodit Penal të BeH-së, të gjitha në lidhje me nenin 180, paragrafi 1 (përgjegjësia individuale penale) të ligjit në fjalë.

Në gusht të vitit 2012, në rastin e Ostoja Stanishiç dhe të tjerët Gjykata konfirmoi aktakuzën me të cilën Ostoja Stanishiç dhe Marko Millosheviç u akuzuan për genocid.

Në tetor të vitit 2012 filloi seanca gjyqësore në lidhje me rasti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme