Drejtori i doganës Bahri Berisha është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.
Gjatë qëndrimit në Londër Berisha zhvilloi takime me ambasadorin e Kosovës në Londër, u takua me forcat kufitare në Dover, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganës Britanike në Londër, dhe vizitoi qendrën koordinuese në Ipsëich.
Qëllimi i vizitës ishte bashkëpunimi, përkrahja e institucioneve kufitare në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër trafikimit ndër-kufitar, kontrabandës regjionale, ngritjen e kapacitete të qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave dhe përkrahje në trajnime
Kjo vizitë u realizua dhe financua nga ambasada amerikane , programi EXBS dhe zyrtarët nga dogana angleze. Në këtë vizitë të përbashkët marrin pjesë edhe pjesëmarrës nga MPB, respektivisht Zv. Ministri Valdet Hoxha, zyrtar nga dogana, policia kufitare dhe EULEX-i.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...