Google ADS

Kapen 230 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar

13:51 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Një ngarkesë prej 230 kilogramësh marihuanë është kapur në kufirin greko-shqiptar, në një operacion të zhvilluar nga policia greke.

Në kuadër të këtij operacioni të realizuar në fshatin Likostomo, Janinë, janë arrestuar katër persona me kombësi greke.

Fillimisht është ndaluar një mjet në të cilin ndodheshin dy femra, përkatësisht 25 dhe 24 vjeçare të cilat ishin furnizuar në kufirin e gjelbër, shkruan Lapsi.al.

Në mjetin e këtyre të fundit janë gjetur 77 pakot me 230 kilogramë e 150 gramë marijuanë.

Më pas nga policia helene është ndauar edhe një mjet tjetër që shërbente për kontrollin e rrugës, ku janë arrestuar dy meshkuj greke 22 dhe 24-vjeçar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme