Limiti prej 140 karaktereve ishte vendim kyç i Twitter-it, por ky mund të jetë frustrues për shumëkënd, pasi duhet të zvogëlojnë disa nga shkrimet në këtë rrjet shoqëror.
Derisa Twitter ka hequr limitin me porosi direkte qysh para një kohe, këtë nuk e ka bërë edhe me “cicërimat”. Megjithatë, kompania ka punuar në mënyrën për t’iu mundësuar përdoruesve që të shfaqin më shumë se 140 karaktere dhe tash ka vendosur që emrat e përdoruesve të mos llogariten më në këtë limit.
Kur përdoruesi i përgjigjet dikujt ose grupit të përdoruesve, të gjithë emrat e përdoruesve të cilat do të vendosen nuk do të llogariten në limitin prej 140 karakteresh.
Pasi që @usernames më nuk llogariten në vetë “cicërimin”, përdoruesit tash do ta kenë më lehtë të shohin se çfarë “cicërojnë” të tjerët në vend se të shohin shumë @usernames në fillim të “cicërimave”.
Twitter thotë se ky ndryshim është bërë në bazë të informatave kthyese të përdoruesve, të cilat i kanë marrë në hulumtimet vetanake.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...