Bizneset janë të pa informuar për përfitimet që mund t’i kenë nëse investojnë në mënyrë filantropike në projekte të ndryshme të shoqërisë civile. E derisa legjislacioni në Kosovë nuk e pengon krijimin e Filantropisë, kjo mundësi nuk shfrytëzohet për shkak të procedurave të komplikuara administrative.
Kështu u tha në konferencën kombëtare për Filantropinë e Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mire së bashku me Forumin për Iniciativë Qytetare në Kosovë.
Derisa programi i Filantropisë synon të jetësojë trekëndshin e bashkëpunimit ndërmjet sektorëve më të rëndësishëm të shoqërisë dhe pikërisht sektorit publik, sektorit privat dhe sektorit civil me qëllim përfshirjen e të gjithë shoqërisë kosovare në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës, në këtë konferencë u tha se pikrisht bashkëpunimi ndër-sektorial, është qëllimi i këtyre takimeve.
Drejtori në Zyrën për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se ky aktivitet ka për qëllim të shtjellojë rolin e Filantropisë dhe vetëdijesimin e shoqërisë për këtë çështje.
“Ky aktivitet ka për qëllim të shtjellojë rolin e Filantropisë në rritjen e bashkëpunimit ndër-sektorial për Qeverisje të Mirë dhe njëherit të identifikojë qasjen inovative në adresimin e çështjeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Filantropisë në Republikën e Kosovës”, tha ai.
Ai tregoi se Filantropia fokusohet në përpjekje afatgjate për të adresuar origjinën e problemeve ekonomike, sociale, shëndetësore, mjedisore, arsimore dhe të tjera.
Drejtoresha ekzekutive e Forumit për Iniciativë Qytetare-FIQ, Dajana Berisha, tha se procedurat tejet të komplikuara administrative dhe mungesa e informimit ndikojnë në moszhvillimin e Filantropisë.
“Legjislacioni në Kosovë nuk e pengon krijimin e Filantropisë, aktualisht sponsorizimet deri në 10% të profitit nga korporatat, në ndërkohë që sipas zyrtarëve të Ministrisë së Financave dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ky 10% nuk shfrytëzohet nga bizneset. Arsyet janë nga më të ndryshmet, por dy prej arsyeve më kryesore. Wshtë së pari procedurat tejet të komplikuara administrative dhe burokratike dhe në anën tjetër mungesa e informimit të sektorit të biznesit për përfitimet që do të kenë në të ardhmen nëse ndërmarrin të investojnë në mënyrë strategjike filantropike në projekte të ndryshme të shoqërisë civile”, shtoi Berisha.
Drejtori ekzekutiv nga Oda Ekonomike e Kosovës, Arian Zeka tha se roli privat ka rol të rëndësishëm në promovimin e Filantropisë.
“Sektori privat ka një rol të rëndësishëm në promovimin e Filantropisë dhe mbështetjen aktiviteteve filantropike në Republikën e Kosovës”, tregoi ai.
Në këtë konferencë pati edhe përfaqësues të BE-së, përfaqësues biznesesh, anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim me shoqërinë Civile dhe përfaqësues të tjerë me qëllim të ndihmimit të zhvillimit të Filantropisë.
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...