Në një mbrëmje speciale për LeBron James, skuadra kampione e NBA ka pësuar disfatë.
LeBron James ia doli që të kalonte Shaquille O’Neil në renditjen e koshashënuesve më të mirë të historisë në NBA dhe tani ylli i Cleveland Cavaliers renditet si i shtati me 28.599 pikë të realizuara.
‘Mbreti’ James realizoi 26 pikë, por të pamjaftueshme për skuadrën e Cleveland që pësoi disfatën e tretë rresht, këtë herë duke u mposhtur nga Chicago Bulls 99:93. Te skuadra vendase shkëlqyen Nikola Mirotic dhe Jimmy Butler me nga 28 përkatësisht 25 pikë të realizuara.
Një super Damian Lillard udhëheq Portland Trail Blazzers drejt fitores së pestë radhazi. Në Moda Center, Portland triumfoi 117:107, ndaj Houston Rockets. 31 pikë dhe 11 asistime koleksionoi Lillard, ndërsa skuadrës nga Teksas në anën tjetër nuk i mjaftuan as 30 pikët e James Harden.
Fitojnë edhe Los Angeles Clippers që si mysafir mposhtën Phoenix Suns 124:118. Blake Griffin dhe Chris Paul realizuan së bashku 60 pikë, duke udhëhequr skuadrën kaliforniane drejt një tjetër suksesi shumë të rëndësishëm në këto ndeshjet e fundit të mbetura të sezonit të rregullt.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...