BE-ja ofron bisedime tregtare para-Brexit, të ashpër në tranzicion

11:15 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Bashkimi Evropian është gati të bisedojë me Britaninë për një marrëveshje të re të tregtisë para se të dy palët të pajtohen në termet finale për Brexit-in.

Si pjesë e një “qasje me faza”, Britania vetëm duhet të tregojë “përparim të mjaftueshëm” për zgjidhjen e saj të divorcit në fazën e parë të negociatave dhe shtetet e BE-së mund të pajtohen për nisjen e bisedimeve të tregtisë në fazën e dytë, transmeton portali arbresh.info.

Dy ditë më parë kryeministrja britanike Theresa May hapi Artikullin 50 për daljen nga BE*ja.

Nëse Britania mbetet pjesë e tregut të përbashkët të BE-së për një kohë pas Brexit, ajo duhet të respektojë të gjitha “katër liritë”, që do të thotë pranimi i imigrimit të lirë nga kontinenti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme