Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli ka mbajtur sot një konferencë për media përmes së cilës ka shpalosur punën e kësaj agjencie gjatë vitit 2016, shkruan arbresh.info.
Havolli tha me këtë rast se gjatë vitit të kaluar AKK ka dorëzuar në prokurori 28 raste me kallëzime penale ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe ka mbyllur 160 raste në mungesë të provave, kurse, 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë.
“Agjencia ka zhvilluar hetime paraprake në 276 raste, 28 raste me kallëzime penale i ka dorëzuar në prokurorit përkatëse ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, 25 raste i kemi dorëzuar me kallëzim penal për mos deklarim dhe deklarime të rrejshëm dhe janë edhe do raste tjera nën hetim, 13 raste janë dorëzuar në polici për shkak të mos kompetencave të agjencisë, 30 raste me 50 persona i kemi dërguar për hetime ose për shkelje administrative nga vet institucione, 160 raste janë mbyllur në mungesë të provave por në çdo rast, 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë”, është shprehur Havolli.
Ai ka thënë se ka pasur shumë raste të raportimit të konfliktit të interesit dhe se shumica prej tyre, pas hetimeve kanë rezultuar me konfliktit të interesit.
Havolli ka thënë se AKK-ja ka pasur bashkëpunim të ngushtë me institucione të tjera duke veçuar bashkëpunimin me Administratën Tatimore të Kosovës.
“Shumë zyrtarë kanë deklaruar të hyra nga qiraja mirëpo në ATK nuk kanë pasur të regjistruara biznese dhe në këtë mënyrë i janë shmangur tatimeve”, ka thënë Havolli./Arbresh.info.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...