Google ADS

Banka Ekonomike me hapësirë Vetëshërbyese tani edhe në Albi Mall

10:37 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, tani kemi hapur Hapësirën Vetëshërbyese 24/7 në Albi Mall.

Hapësira Vetëshërbyese 24/7 përmes pajisjeve inovative ofron mundësinë për të gjithë klientët tanë të kryejnë shërbimet bankare 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke mos u kufizuar kështu nga orari zyrtar i punës.

Tani, ju në hapësirën në fjalë mund të depononi apo të tërhiqni në çdo kohë, poashtu mund të qaseni në platformën e E-Banking dhe ti realizoni shërbimet bankare.

Ne mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë të modernizojmë shërbimet tona, duke qenë gjithmonë në trend me zhvillimet bashkëkohore të sektorit bankar.

Na vizitoni, Ju mirëpresim!

Banka Ekonomike

Mendon për ty!

ARTIKULL I SPONZORIZUAR

Banka Ekonomike banka ekonomike

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme