Lionel Messi thuhet se ka kërkuar nga Barcelonës të shes mesfushorin Andre Gomes gjatë verës.
23-vjeçari ka qenë jashtë dhe brenda skuadrës startuese të Luis Enriques në këtë sezon debutues te gjiganti spanjoll, transmeton portali arbresh.info. Gomes finalizoi transferimin nga Valencia verën e kaluar dhe është thënë nga të gjithë se do të ketë një të ardhme të ndritur pas treshes në front e përbërë nga Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.
Por, gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton se Messi është i frustruar me kontributin e dhënë nga Gomes dhe beson që Barcelona duhet të shes atë.
Gomes ka shënuar vetëm një gol dhe një asistim këtë sezon në La Liga, gjë që ka ngjallur pakënaqësi te superylli Lionel Messi.
Arda Turan është një futbollist tjetër te Barcelona që është i lidhur me transferim larg nga ‘Camp Nou’ pas raporteve që Arsenali është duke kërkuar shërbimet e tij.
Por, bazuar në gazetën e lartpërmendur, Messi shpreson që reprezentuesi turk të qëndroj në klub. Turan ka shënuar tri gola dhe ka bërë tri asistime në La Liga këtë edicion pavarësisht se ka katër ndeshje më pak se Gomes./arbresh.info
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën