Përkujtohen 106 martirët e masakrës në Pastasellë

07:42 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Sot organizohet tubimi përkujtimor për shënimin e 18-vjetorit të masakrës në fshatin Pastasellë të Komunës së Rahovecit.

Tubimi përkujtimor do të mbahet më datë 31 mars, me fillim në ora 12:00, tek varrezat e martirëve të fshatit.

106 martirët në këtë masakër nuk ishin të gjithë nga fshati Pastasellë, por edhe të fshatrave për rreth siç janë: Senoc, Koznik, Polluzhë, Qifllak, Kramovik, Guri i Kuq, Zatriq të komunës së Rahovecit, si dhe nga komuna e Klinës dhe e Pejës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme