Kush nuk flet danisht, dyshohet si klandestin

21:43 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ministrja daneze e Integrimit, Inger Stojberg i kërkoi qytetarëve të saj që të sinjalizojnë tek autoritetet të gjitha kompanitë apo të punësuarit që nuk flasin danisht, pasi mund të jenë imigrantë klandestin.

“I bëj thirrje danezëve të zakonshëm, kur ata janë për shembull në një piceri dhe kanë përshtypjen se në kuzhinë ka diçka të dyshimtë, sepse ka në shumë vende persona që nuk flasin aspak danisht, të kontaktojnë vetë autoritetet, sepse do të ishte utopike të besoje se policia mund të kontrollojë të gjitha kuzhinat e Danimarkës”, deklaroi ajo.

Danimarka po bën rreth 15 vite që shtrëngon vazhdimisht rregullat mbi imigracionin, duke insistuar mbi nevojën për të mësuar zakonet dhe gjuhën e vendit për t’u përshtatur me tregun e punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme