Google ADS

Deputetët asnjëherë s’bën përpjekje për të rritur pagën minimale në vend

20:18 | 30 Mars 2017
M. A.

U votuan nga populli për t’i përfaqësuar interesat e tyre në organin më të lartë ligjvënës, mirëpo ka shumë çështje që të zgjedhurit e qytetarëve nuk i ngritën fare në Kuvend.

Derisa një deputet i Kuvendit të Kosovës merr pagën bazë mujore 1 mijë e 488 euro, asnjëri nga ligjvënësit nuk inicioi çështjen e rritjes së pagës minimale në vend.

Përkundër kësaj, deputetët ka dhjetëra herë që si çështje e ngritën atë të rritjes së pagave e mëditjeve për vete, e asnjëherë nuk e bënë një kërkesë se si të gjendet zgjidhje për rritjen e pagës minimale në vend.

Madje, edhe paga minimale është e kategorizuar. Deri në moshën 35-vjeçare nuk arrin më shumë se 130 euro, ndërsa mbi moshën 35-vjeçare shkon deri në 170 euro.

Paga e ultë minimale nuk ishte shqetësim i madh as edhe për subjektet opozitare. Thonë se një nismë të tillë do ta marrin në seancën e nesërme të Kuvendit.

Për dallim nga paga minimale që arrin 170 euro, paga mesatare në Kosovë është 360 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme