Kryeministri Isa Mustafa ka treguar se në Samitin e Liderëve të EEP-së ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe për zhvillimin ekonomik për 4 për qind në Kosovë.
Mustafa ka thënë se ka folur rreth orientimit të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së.
Kryeministri është shprehur se aty ka kërkuar për ndonjë zgjidhje kreative që Kosova të gëzojë lëvizjen e lirë deri sa vazhdojnë punimet për demarkacionin me Malin e Zi.
Lexoni komentin e tij:
Pas punimeve të Kongresit të Partive Popullore Evropiane, pasdite vazhduam në takimin e radhës, përkatësisht në Samitin e Liderëve të EPP-së.
Në fokus të liderëve evropianë, ishte situata dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Para liderëve, në dy paraqitje, prezantova zhvillimet kryesore në Kosovë, si zhvillimi ekonomik prej rreth 4%, ndaljen e migrimit ilegal, uljen e papunësisë dhe kontratat e shumta me FMN-në, BERZH-in, BEI-në, Qeverinë Gjermane, Qeverinë Franceze dhe qeveritë e tjera të vendeve perëndimore, të gjitha këto si investime në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përafrimit me Evropën dhe vlerat evropiane.
Nënvizova edhe një herë faktin se qytetarët e Kosovës janë të orientuar vetëm kah Bashkimi Evropian dhe se Kosova nuk ka asnjë alternativë tjetër, as politike dhe as ekonomike.
Në veçanti, theksova se Kosova ka mbetur vendi i vetëm i izoluar në Evropë me regjim të vizave, se kemi përmbushur kriteret për liberalizim dhe mbetjen e kriterit të demarkacionit me Malin e Zi.
Kërkova një zgjidhje kreative, ndonjë formë të modalitetit ku qytetarët do të gëzonin lëvizjen e lirë, derisa ne do të punonim në ratifikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Partitë Popullore Evropiane kanë luajtur një rol të veçantë gjatë procesit të liberalizimit të vizave, dhe pa ta, nuk do të kishim arritur deri këtu, prandaj jemi mirënjohës për përkrahjen e deritanishme dhe të vazhdueshme ndaj Kosovës.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre