Google ADS

Ramiqi: Të arrestuarit janë të pafajshëm, Italia t’i lirojë dhe të kërkojë falje

18:52 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Fuad Ramiqi, kreu i LISBA-s, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se është i bindur që katër kosovarët e arrestuar në Itali nuk kanë kurrfarë lidhje me aktivitete terroriste.

Ai ka deklaruar se nga materialet e publikuara nga policia italiane nuk duket që ata të kenë pasur prirje ekstremiste, njofton Klan Kosova.

“Kjo ngjarje është përcjellë përmes mediave si ngjarje e jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për dicka që ende nuk ësthë vërtetuar. Por nga ato materiale që u raportuan të jenë konfiskuar nuk e pashë të ketë pasur dicka të rrezikshme. Më shumë ka pasur forca policore kur më kanë arrestuar mua, sesa ata djem. Ishte një bastisje më e rëndomtë. Mendoj që më tepër ka qenë aksion kontrollues, sesa dicka tjetër”.

Ramiqi ka thënë se pret që pas lirimit të këtyre djemve Italia të kërkojë falje, pasi nuk ka asnjë indicie që të kenë qenë duke organizuar sulm terrorist.

“Unë jam i bindur që ata nuk janë pjesë e grupeve terroriste. Në bazë të asaj cka kam lexuar, jam i bindur që këta djem nuk kanë pasur lidhje fare me këtë punë. Pres që pas lirimit të tyre, Italia të kërkojë falje”.

“Vet natyra e jetës së tyre nuk na lë të mendojmë që ata mund të jenë pjesë e atyre grupeve. Sa i përket imazhit, nuk mendoj që ata djem na e prishin”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme