Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se një nga kosovarët e dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Itali ka qenë pjesë e luftës në Siri.
“Një nga këta persona ka qenë pjesë e luftës në Siri. Më pas është kthyer dhe përmes Kosovës ka kaluar në Itali”.
Ai ka deklaruar se megjithë disa raste kur kosovarët janë përfshirë në të tilla aktivitete, Kosova ka bërë goxha punë në luftën kundër ekstremizmit që çon në terrorizëm, njofton Klan Kosova.
“Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje më të mira se shtetet fqinje për ta luftuar radikalizmin që shpie në terrorizëm. Por vazhdimisht kjo ideologji e sfidon Kosovën, e sfidon rajonin dhe është vështirë e luftueshme”.
“Kapacitetet e Kosovës janë të kufizuara, por jo të pamjaftueshme për të trajtuar raste të tilla. Kjo duhet të jetë një nga detyrat e Kosovës në të ardhmen; që të trajtojë radikalizimin e shqiptarëve nga vendi, por që mund të jetojnë diku tjetër”.
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...