Sipas raportit më të ri nga Koreja Jugore, Samsung do të vendosë skanerin për leximin e gjurmëve të gishtërinjve edhe në serinë të klasës më të ulët Galaxy J.
Kjo seri është e popullarizuar sidomos në tregun në zhvillim.
Megjithatë, këtu duhet shtuar edhe një fakt të rëndësishëm, i cili është se skaneri për gishtërinj është komponent kyçe te sistemi i pagesës së Samsung. Pasi që ky sistem zgjerohet edhe në disa nga vendet në zhvillim, është e domosdoshme që edhe pajisjet të kenë skaner për leximin e gjurmëve të gishtërinjve.
Raporti sugjeron se Samsung do të fillojë me prodhimin e telefonave të ri të serisë Galaxy J në muajin maj.
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?