7 ligjet e reformës në drejtësi, Kuvendi i miraton pa opozitën

16:26 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Kuvendi ka votuar sot projektligjet e rendit të ditës, vetëm me votat e mazhorancës pasi sic dihet opozita është në bojkot.

Mazhoranca PS-LSI-PDIU ka kaluar 84 vota, duke miratuar 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi që kërkonin shumicë të cilësuar. Ligjet e paketes se reformes u votuan dhe nga Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, deputetet e partise se re LIBRA.

 

 

7 projektligjet e reformës që u miratuan:

“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” 86 vota pro

“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”88 vota pro

“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” 88 vota pro

“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” 88 vota pro

“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” 87 vota pro

“Ligji për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” 88 vota pro

“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” 86 vota proProjektligjet e tjera që u miratuan:

Projektligji për fshirjen e Detyrimeve Tatimore 86 pro 2 kundër

Projektligji për lirimin e frekuencave dixhitale 86 pro

Projektligji “Për nëpunësin civil të ndryshuar” 87 vota pro

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme