Për herë të parë rreth 20 biznese që veprojnë në veri të Mitrovicës, kanë qenë pjesëmarrëse në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatën jo qeveritare “Aktiv” nga Mitrovica e Veriut. Në këtë takim bizneset janë informuar për mënyrën e qasjes në subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë.
Radomir Veliqkoviq nga fshatin Leshakë, që merret me përpunimin e mishit të freskët ka paraqitur një varg telasheve me të cilat ballafaqohet si gjatë importit, sigurimin bankar dhe mungesën e inspektorëve të veterinarisë.
“Kemi një problem nëse e fitojmë grantin nevojitet që të kemi garanci bankare prej 100 mijë euro. Unë i kam kontraktuar bankat në veri, na kanë thënë deri në 50 mijë euro ,nëse e fitoj grantin unë nuk do ta kem kushtin që të realizoj sepse nuk e plotësoj atë kusht. Kishim problem nëse e fitojmë një grant, unë e kam marrë një grant nga Komisioni Evropian, para se ta marrë atë kam shkuar në bankën time dhe kam kërkuar që të më garantojnë nëse e fitoj grantin që do të më mbështesin të miratoj kredinë në shumë prej 130 mijë eurosh por kur e fitova grantin ata më thanë ne nuk lëshojmë fare kredi në veri. Pastaj, isha në një situatë shumë të keqe që kam fituar grantin dhe nga mjetet e qarkullimit është dashur që të investoj edhe kur i nxjerr ato mjetet nga mjetet e qarkullimit je i pa fuqishëm në treg. Ky problem ekziston edhe në veri nuk kemi konkurrencë lojale kush dëshiron dhe sa dëshiron dhe çfarë dëshiron t ë bëjë konkurrence. Kemi problemin tek unë drejtpërdrejt nuk ekziston inspekcioni i veterinarisë….. Kemi patentë shofer që nuk mund t’i shfrytëzojmë në jugë. Unë e kam patentë shoferin që 30 vjet e tash unë duhet të paguaj një taksist që të më sjell këtu dhe të më ngarkoj ose kam automjet timin që është i regjistruar me KS por nuk mund ta vozisë se nuk kam patentë shofer të Kosovës”, tha Veliqkoviq.
Kryetri i OEK, Safet Gërxhaliu, ka dhënë informatat se ekziston edhe fondi për garantimin e kredive, ku ata mund të kenë qasje më të lehtë për kredi-marrje.
“Ju thatë që nuk iu kanë dhënë kredinë. Sot janë 1 banka komerciale përveç kësaj kemi edhe fondin për garantimin e kredive bankare me mbështetjen e Qeverisë amerikane dhe USAID-it, fondi është goxha i madh. Ajo do të jetë një nga alternativat thjeshtë që 50 % të kredisë suaj të garantohet nga ky fondi i përbashkët i cili është bërë me qëllim si mbështetje për sektorin privat…..Unë mendoj pas të gjitha këtyre po e kuptoj se sa është i nevojshme dialogu sa më shpjet duhet të organizohemi që të kemi akter kryesor që këto pyetjet e juaja të adresohen dhe të shënohet dhe të zgjidhen sa më shpejtë që është e mundur. “, tha Gërxhaliu.
Ndërsa, Miodrag Miliqeviq drejtor ekzekutiv i OJQ-së “Aktiv”, theksoi se çështjet ekonomike janë të rëndësisë vitale për zhvillimin e të gjitha bashkësive nacionale në Kosovë dhe që ky takim do të jetë kontribut avancimit të bashkëpunimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga veriu i Kosovës dhe institucioneve qendrore.
“Institucionet dhe ministrit të tjera relevante të linjës të fuqizojnë prezencë e tyre në veri të Kosovës por gjithashtu edhe të mundësoj edhe ju pa kurrfarë hamendje ndoshta edhe pa kurrfarë ndërmjetësimi të çfarëdo organizate të keni qasjen e pa penguar në të gjitha institucionet dhe potencialet e mundshme. Sa i përket kësaj mbështetja e OEK dhe Ministrisë së Bujqësisë janë të një rëndësie vitale me këtë krijohet një mënyrë e pa penguar e bashkëpunimit me institucionet qendrore”, tha Miliqeneviq.
Ai po ashtu ka thënë se është mirë që të kenë informata sikurse sot që u informua për së afërmi.
“Nuk e kam autoritetin që të flas në emër të institucioneve politike por flasë nga prej dikujt që e përcjell që në muajin mars do të ketë lëvizje në lidhje me atë që është dakorduar në nivel shumë më të lartë. Por problemi më i madh paraqitet se si të vijmë deri tek personat siç jeni ju dhe të gjithë ne që të ofrohet informatat të duhura që të dinë personat se çka mund të presin dhe çka nuk duhet të presin në një afat të caktuar. Që në këtë kontekst është edhe procesi që e përmendet ju patentë shoferët që është diçka si pjesë e lëvizjes së lirë, qasje në informata, qarkullim i mallit e të tjera”, tha Miliqeneviq.
Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rodolub Mladenoviq iu ka treguar se cilat janë mundësit për të pasur qasje në grantet dhe se i ka njoftuar për çdo detaj dhe veprimtari të ministrisë. Po ashtu, ka thënë se shumë shpejtë do të zgjidhet edhe problemi i lëvizjes së lirë.
Në debatin e organizuar pjesëmarrësit, përfaqësues të bizneseve nga veriu u njoftuan në detaje lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me MBPZHR dhe institucionet tjera të vendit por njëkohësisht i paraqiten probleme dhe pengesat e shumta me të cilat ballafaqohen në punën e tyre të përditshme. /
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji