Kompania Samsung ka njoftuar se në pakon me telefonin e ri Galaxy S8 do të jenë edhe një palë dëgjuese të llojit Harman AKG, i cili është i njohur për kualitetin e tij në pajisjet audio.
Samsung sugjeron se dëgjueset e reja mundësojnë vendosjen komforte në vesh, duke siguruar ashtu më shumë mbylljen e zhurmës nga rrethina, ndërsa janë të ndërtuara nga materiali i posaçëm që përbëhet nga metali dhe lecka, dhe parandalon që dëgjueset të ngatërrohen.
Blerësit e telefonit Galaxy S8 do të kenë mundësi të blejnë edhe dëgjuese private me çmim prej 99 dollarë. Samsung Connected Home është ruter Wi-Fi i kompanisë jugkoreane. Ruteri shërben si SmartThings hub, për kontroll të pajisjeve të mençura shtëpiake. Ruteri punon me qindra pajisje shtesë shtëpiake, të kompanive Philips, Zigbee, Z-Wave dhe të tjera, ndërsa ka edhe përkrahjen Bluetooth 4.1.
Çdo ruter individual mund të mbulojë deri në 140 metra katrorë, ndërsa ruterat shiten individualisht ose në pako prej tri copave. Ekzistojnë dy versione, standarde me antena 2 x 2 MU-MIMO dhe procesor më të dobët me shpejtësi prej 866 Mbps, si dhe versioni Pro me 4 x 4 antena dhe shpejtësi 1.7 Gbps.
Çmimi i tyre nuk është bërë i ditur dhe as nuk është njoftuar se kur do të jenë në treg. Samsung për telefonat Galaxy S8/S8 Plus do të ofrojë edhe mbushësin e ridizajnuar pa tela, si dhe pakon e baterisë 5100 mah me opsion të mbushjes së shpejtë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...