Me publikimin e versionit iOS 10.3, Apple ka bërë disa ndryshime në sistemin e ruajtjes së dosjeve në sistemin operativ iOS, i cili tash është zhvendosur nga HFS+ në APFS.
Për përdoruesit mesatarë kjo në fillim ndoshta edhe nuk do të nënkuptojë shumë, por AppleInsider ka vërejtur se sistemi i ri sjell deri te lirimi i hapësirës për disa përdorues, transmeton KosovaPress.
Në testin që i kanë bërë iPhone 7 Plus me 256 GB, të cilin e kanë përdorur kishte 75,45 GB hapësirë për ruajtje. Pas përditësimit iOS 10.3, është zbuluar se ka 83,26 GB memorie të brendshme. Sistemi i ri i ruajtjes së memories ka sjellë deri te lirimi i madje 7,8 GB memorie të brendshme.
Natyrisht, kjo ndryshon nga përdoruesi te përdoruesi tjetër, por fakti qëndron aty se sistemi i ri APFS ka sjellë te menaxhimi më i mirë me memorien e brendshme. Pritet që edhe zhvilluesit të përdorin përparësinë e sistemit të ri dhe në të ardhmen të përgatisin aplikacionet e tyre, duke përdorur më mirë memorien e brendshme.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...