Parlamenti i Etiopisë ka votuar të enjten për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend edhe për katër muaj.
Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte vendosur para gjashtë muajsh, ishte pritur për shkak të raporteve për dhunën e pandërprerë dhe aktivitetet anti-qeveritare në rajonet e largëta të vendit.
Disa rregulla të gjendjes së jashtëzakonshme janë hequr, si mundësia e arrestimit dhe kontrollit pa urdhër të gjykatës. Po ashtu, janë hequr edhe kufizimet për radio, televizion dhe teatro, si dhe ndalesa për ecje të paautorizuar rreth objekteve të rëndësishme infrastrukturore nga ora 18.00-6.00 të mëngjesit.
Sipas kryeministrit të Etiopisë, Hajlemariam Desalenj, 82 për qind e etiopianëve mbështesin vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ministri etiopian i Mbrojtjes, Siraxh Fegesa në drejtimin e sotëm të parlamentit tha ende ekzistojnë ata, të cilët dëshirojnë që të shfrytëzojnë mosmarrëveshjet në vend, si dhe ata që dëshirojnë dhunë, dhe vazhdojnë të përhapin dezinformata, në mënyrë që dhuna të vazhdojë.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...