Aksionet e kompanisë Apple në mbylljen e bursës kanë arritur nivel rekord prej 143,8 dollarësh, e cila nuk është vetëm vlera më e madhe e arritur ndonjëherë, por edhe vlera më e lartë që ndonjë kompani ka deri më tash.
Aktualisht, Apple vlen 754 miliardë dollarë. Për të vendosur këtë shifër në perspektivë, duhet përmendur se kompania amë e Google, Alphabet vlen në treg 568 miliardë dollarë derisa Microsoft vlen 505 miliardë dollarë.
Që nga fillimi i prodhimit të telefonit iPhone në vitin 2007, aksionet e Apple janë rritur për 763 për qind, ndërsa nga lansimi i iPad-it të parë në vitin 2010, aksionet janë ngritur për 346 për qind.
Ata të cilët në vitin 1980, kur Apple doli në publik me shitjen e aksioneve, kishin blerë 120 aksione në vlerë 4200 dollarë, tash janë milionerë. Gjërat për kompaninë u drejtuan për të mirë pas prodhimeve të suksesshme siç janë iMac, iPod, iPhone, iPad dhe Apple Watch.
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite