Argjentina kundër dënimit ndaj Lionel Messit

13:18 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Reprezentuesit e Barcelonës dhe Argjentinës kanë bashkuar forcat për të mbështetur Lionel Messin pas dënimit me katër ndeshje qëndrim jashtë fushe.

Të mërkurën, Barcelona lëshoi një deklaratë duke shpjeguar se është “befasuar” nga sanksionimi derisa nga ana tjetër Federata e Futbollit të Argjentinës ka njoftuar se ata janë duke punuar për apelimin e vendimit, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi ekipin më të mirë për këto çështje që janë duke u përpjekur për të reduktuar suspendimin e Messit”, pranoi presidenti i federatës, Claudio Tapa.

Përveç bordit të Federatës së Futbollit të Argjentinës, bashkëlojtari i tij në sulm te gjiganti katalunas, Luis Suarez, ka përkrahur sulmuesin duke thënë se vendimi ishte “i tepërt”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme