Nisma për ushtrinë e Kosovës ka ngritur tensione në rajon

11:56 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për realitetin aktual të politikës në Ballkan, ndër të tjera, tha se nisma e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, për krijimin e ushtrisë së Kosovës, është një zhvillim që ngrit temperaturën në këtë rajon.

“Kosova është në një situatë të ndërlikuar, sepse nuk po arrin dot heqjen e vizave, ndërkohë që BE ka vënë një kusht që duhet zgjidhur: kufirin me Malin e Zi”, tha Rama, duke shtuar se demarkacioni është bërë problem edhe mes Sllovenisë dhe Kroacisë, shtete këto që nuk arrijnë ta demarkojnë kufirin për shkak të një zone diskutabile detare.

Më tutje, Rama tha se provokimet e Serbisë po vazhdojnë, duke përmendur konkretisht trenin e stolisur me parulla nacionaliste që u nis nga Beogradi drejt Kosovës, transmeton shqiptarja.com

Kurse për vendin të cilin e drejto, Shqipërinë, Kryeministri tha se është i vetmi vend në Ballkan që s’ka arsye të ketë krizë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme