Google ADS

Kosova po synon të bëhet seli e Organizatës më të madhe të Transportit

11:17 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës po Lufton që të marrë seli të organizatave të mëdha, shkruan arbresh.info.

Hoxhaj ka thënë se njëra prej organizatave, seli e së cilës synon Kosova që të bëhet është organizata më e madhe evropiane e Transportit.

“Ne po luftojmë që të marrim seli të organizatave dhe njëra për të cilën po luftojmë është që të marrim selinë e organizatës më të madhe të transportit në Kosovë. Kjo seli e cila duhet të vendoset në Kosovë e kësaj organizate që është evropiane po ashtu nuk do të ndodh nëse ne nuk tregohemi të vendosur”, është shprehur Hoxhaj./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme