Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, është takuar me përfaqësuesin e Bankës Botërore në Kosovë, Klaus Decker.
Gjatë këtij takimi, Morina ka njoftuar përfaqësuesin e Bankës Botërore, Decker, me sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen institucioni i Prokurorit të Shtetit.
Në mes tjerash ajo ka bërë me dije se Sistemi prokurorial ka kaluar me sukses reformat rrënjësore që kanë hyrë në fuqi nga fillimi i vitit 2013, se Këshilli Prokurorial e ka themeluar Departamentin për krime lufte në kuadër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili mbartë një sfidë në vete.
Morina, po ashtu ka potencuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit dhe sistemit Prokurorial të Kosovës mbetet luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe krimeve të tjera të rënda. Në këtë drejtim e ka njoftuar edhe me vështirësitë të cilat paraqiten në këtë drejtim.
Ndërkaq, Decker ka thënë se Banka Botërore është e interesuar të investoj në sistemin e drejtësisë, si dhe ka shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe mbështetur Prokurorin e Shtetit dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...