Google ADS

Lana del Rey paralajmëron albumin e ri

11:07 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Lana del Rey ka anoncuar videon paralajmëruese të albumit të radhës të quajtur “Lust for Life”(Epshi për jetën), që sipas lajmërimit të saj në Facebook do të vije shumë shpejt.

Pas projektit të saj të fundit të quajtur “Love”, e që është lansuar muajin e kaluar, Lana ka thënë: ” I kam bërë 4 albumet e para për mua, por ky album është për fansat e mi dhe shpresoj që të gjithë të jemi të drejtuar”, ka shpjeguar ajo, shkruan Pitchfork.

Në një intervistë të realizuar ditë më parë ajo ka treguar se ka qenë duke shkruajtur përgjatë 15 muajve të fundit dhe ka menduar që i gjithë albumi të ketë një ndjenjë të viteve të 50’dhe 60′ ta dhe një lloj influence të Shangri-La apo Joan Baez. Së fundmi pasi që politikisht klima ka vazhduar të jetë e nxehtë është përpjekur të sjellë më shumë vetëdijesim social. Kjo sipas saj është një ndjenjë globale.

Këto ditë, nga ASCAP është zbuluar edhe bashkëpunimi i saj me The Weekend, i quajtur gjithashtu “Lust For Life”.

Më poshtë mund të shihni videon bardh e zi të realizuar për ta prezantuar këtë album si dhe përshkrimin që ka bërë këngëtarja.

“E dini, në këtë qytet artisti me të vërtetë ka nevojë për shumë hapësirë për të krijuar diçka speciale. Një vend për të kultivuar një botë të tyre, shumë larg nga bota reale që është përreth. Për fat të mirë për mua, unë jetoj në mes të “H”-së, të shenjës së Hollywood-it dhe kështu i kaloj shumicën e netëve duke predikuar lartë mbi kaosin dhe vorbullën e qytetit që është poshtë meje.

Mos më keqkuptoni më pëlqen ta vendos gishtin në pleh dhe rrëmujë herë pas here , veçanërisht të martave, por sinqerisht kur jam midis një incizimi veçanërisht kur bota është në një periudhë të tillë të trazuar, ndjej se me të vërtetë kam nevojë për hapësirë për veten time larg nga bota reale, të konsiderojë se cili duhet të jetë kontributi im në këto kohë të errëta.

Çdo mëngjes e kam luksin ta pyes veten “Çfarë do të gatuaj sot për fëmijët? Diçka me shije me ndryshe ? Diçka me shije hidhërimi por që në fund të fundit është e ëmbël? Apo do të duhej të marrë ditë pushimi dhe ta shuaj zjarrin dhe thjesht t’ju dërgoj gjithë dashurinë tim mbi eter, sepse ndonjëherë të kesh zemër të pastër, të kesh qëllime të mira dhe t’i lësh të tjerët ta kuptojnë këtë gjë është kontributi më i mirë që një artist mund ta bëjë.

Edhe pse këto kohë mund të jenë pak të çmendura, nuk janë shumë ndryshe nga ato që kanë përjetuar brezat e mëparshme. Në mes të tërë pasigurisë dhe ne si tranzicion që kalojmë nga një epokë në tjetrën nuk ka ndonjë vend tjetër në të cilin do të preferoja të isha se sa në mes të Holly-wierd” duke e bërë këtë incizim për ju sepse ju muzika dhe ky vend jeni dashuria ime, jeta ime dhe epshi im për jetën.

Lana del Rey është e njohur për energjinë e kohës së Hollywood-it të vjetër që transmeton dhe për unikalitetin e saj./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme