Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor është e nevojshme për Kosovën.
Këtë deklaratë, Hoxhaj e bëri pas kundërshtimeve të deputetëve të opozitës sipas të cilëve Kosova po përfaqësohet në këtë marrëveshje me fudnotë, shkruan arbresh.info.
Hoxhaj ka thënë se nuk duhet të ketë shqetësime pasi selia e këtij Fondi do të jetë në Tiranë dhe se Qeveria e Kosovës nuk do të lejoj dominimin e Serbisë në rajon.
“Ka pasur një shqetësim se mos selia e një fondi të tillë do të ishte krijim i një hapësire Neu Jugosllave mirëpo ne si Qeveri e kundështojmë çdo dominim të Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka shtuar se Kosova po tregohet jo serioze në sytë e BE-së sa i përket marrëveshjeve të rëndësishme./Arbresh.info.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...