Google ADS

5 ushqimet që dermatologët rekomandojnë për lëkurë rrëzëllitëse

10:08 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Mund të përdorni të gjithë kremrat dhe pomadat më të shtrenjta në treg. Por, për të pasur lëkurë të butë dhe me shkëlqim, ushqimi është ilaçi më i fuqishëm. (Mund të jetë edhe armiku më i keq, sheqeri sidomos).

Dermatologët kanë zbuluar 5 ushqimet më të mira për lëkurën, të cilat e hidratojnë, luftojnë rrudhat, njollat dhe puçrrat, madje mund të lehtësojnë edhe ekzemën dhe psoriazën.

avokado-1
Avokado

“Konsumoj të paktën një avokado në javë. Ajo siguron yndyra të pangopura që mbrojnë membranat qelizore, dhe mbajnë lëkurën të butë, të lëmuar dhe të hidratuar. Avokado është gjithashtu e pasur në fitokimikë që shërbejnë si antioksidues të fortë, të cilët mbrojnë lëkurën nga dëmtimet, së bashku me vitamina dhe minerale që trajtojnë problemet në lëkurë.”  – Charles Crutchfield, profesor i dermatologjisë tek Universiteti i Minesotës.

fara-liri
Fara liri

“Konsumoj fara liri të bluara ose vajin e nxjerrë prej tyre rregullisht. Farat e lirit përmbajnë disa përbërës bimorë që funksionojnë si acidet yndyrore omega 3 për të luftuar inflamacionin që shkakton akne dhe parandaluar tharjen e lëkurës. Ato mund të ndihmojnë gjithashtu në trajtimin e problemeve në lëkurë, si psoriaza dhe ekzema.  Vaji i farave të lirit ndihmon gjithashtu me tretjen. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nxjerrja jashtë e toksinave nga trupi është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm dhe pamjen e jashtme të lëkurës.” – Robin Evans, themelues i klinikës Southern Connecticut Dermatology.

cokollate-2
Çokollatë

Lajmi i mirë: Çokollata është e mirë për lëkurën. Kakao përmban flavonole të cilat luftojnë tharjen e lëkurës duke parandaluar humbjen e lëngjeve në sipërfaqe të saj. Flavonolet e kakaos përmirësojnë gjithashtu edhe qarkullimin e gjakut, kështu transportohen më mirë lëndët ushqyese dhe oksigjeni në lëkurë. Më pëlqen çokollata e zezë, që përmban rreth 70% kakao, dhe konsumoj 1 në ditë.” – Arielle Kauvar, drejtuesja e klinikës ‘New York Laser & Skin Care’.

grejpfrut-e1490802235121
Grejpfrut

“Më pëlqen të konsumoj grejpfrut në darkë. Krahauar me qitrot e tjerë, ka më shumë vitaminë C, e cila i nevojitet trupit për të prodhuar kolagjen për qetësimin e lëkurës. Dhe, mesë ka indeks të ulët glicemik, ka më pak ndikim në sheqerin në gjak krahasuar me frutat e tjerë. Kjo është e rëndësishme, duke qenë se nivelet e qëndrueshme të sheqerit në gjak ngadalësojnë procesin natyral të plakjes që shkatërron kolagjenin.” – Harold Lancer, themeluesi i ‘Lancer Dermatology’ në Beverly Hills.

fruta-te-thata-e1490802294577
Fruta të thata

Konsumoj fruta të thata me kos çdo mëngjes. Frutat e thata kanë efekt anti-inflamator, ndërsa probiotikët në kos mbrojnë lëkurën nga aknet dhe ekzema. I rekomandoj gjithmonë pacientët që të pinë sa më shumë çaj – polifenolët e çajit na mbrojnë nga rrezet ultraviolet të diellit.” – Debra Jaliman, asistente profesore e dermatologjisë tek Shkolla Mjekësore Icahn në Nju Jork.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme