Një operacion blic i policisë dhe karabinierëve italianë, i zhvilluar gjatë natës, ka përfunduar me asgjësimin e një celule xhihadiste në Venecia dhe në pranga kanë përfunduar tre persona si dhe është ndaluar një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali.
Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale Antimafie dhe Antiterrorizëm. Përveç arrestimeve, janë kryer edhe 12 kontrolle, 10 prej tyre në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.
Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.
Operacioni final ka nisur gjatë natës, kur ekipet e forcave speciale kanë ndërhyrë në banesat e të hetuarve. Të arrestuarit ishin nën vëzhgim prej disa muajsh, ndërsa operacioni është ende në vazhdim.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...