Femra kujdes, manikyri është i dëmshëm

09:22 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Vajzat, po mos të pengoheshin nga prindërit, do të bëheshin të varura nga manikyri që në moshë fare të vogël. Të rriturat e kanë në listën e përditshme të kujdesit për veten.

Disa u kushtojnë më tepër kohë, shkojnë rregullisht te estetistja, njdekin modelet e reja, ngjyrat etj. Disa të tjera përpiqen t’i bëjnë të gjitha këto në kushtet e shtëpisë. Në çdo rast, asnjëra nuk heq dorë nga manikyri! Disa studime kanë treguar që manikyri intoksikon gratë.

Substanca toksike është trifenilfosfati, një toksiknë e aftë të veprojnë në sistemin tonë endokrin duke ndikuar negativisht në metabolizëm, në riprodhim dhe zhvillim. Pjesa më e keqe është që prania e kësaj toksine nuk vendoset asnjëherë në etiketë. Mirëpo, rreziku nuk fshihet vetëm te kjo substancë. Smalti industrial përmban edhe formaldeide, një tjetër substancë e përdorur si antibakteriale por është edhe një element kancerogjen. Pra, kujdesuni të dukeni bukur vajza por jo në dëm të shëndetit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme