Google ADS

Agjenti: Hysaj mund të rikthehet ndaj Juves

09:27 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Agjenti i Elseid Hysajt është “optimist” që mbrojtësi shqiptar i Napolit do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme ndaj Juventusit.

Hysaj është lënduar derisa ishte në detyrë me Kombëtaren Shqiptare duke ngjallur frikë tek gjiganti italian se mund të humbas ndeshjen e së dielës në Serie A dhe atë të së mërkurës në kuadër të Kupës së Italisë kundër Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Formacioni ideal i Mustafit, Cristiano Ronaldo askund (Foto/Video)

“Ai ka një problem me nyjë të këmbës, por mendoj se mund të jetë i gatshëm për të dielën”, tha Mario Giuffredi për mediat italiane.

“Ne jemi optimist për ndeshjen ndaj Juventusit. Ndeshja në ligë mund të krijoj entuziazëm për Kupë të Italisë, në të cilën kërkohen vërtetë aftësi për rikthim”, përfundoi Giuffredi./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme