Kur një grua i jep fund me ju, nuk ka kthim prapa.
Në filmat romantikë gratë që ndahen për shkak se burri i saj nuk ishte asnjëherë ai që duhej të ishte në fund bashkohen sepse ai e ka kuptuar gabimin, shkruan portali arbresh.info.
Por në jetën reale nuk ndodhë.
Një grua do t’ju japë 7 mijë shanse, sepse ajo beson që mund të jesh versioni më i mirë i vetes dhe do që të jetë aty kur kjo gjë ndodhë.
Ne duam me të vërtetë të besojmë që do të ndreqeni, që me të vërtetë kjo gjë do të ndodhë.
Por në momentin që një grua e kupton se sa më e mirë është jeta e saj pa ty, dritarja e hapur për ty do të mbyllet. Nuk ka gjë më që do ta bëjë të largohet nga jeta e re, e lirë nga ndikimi juaj.
Akti i saj i refuzimit, si një mjet për vetë-kujdes mund të ketë lënduar ndjenjat e juaja, por shanset janë që veprimet tuaja kishin shumë të bënin me vendimin e saj.
Mund të gjeni dikë të ri në jetë tuaj. Nuk ka dyshim. Por gruaja që të donte kur ishe askush e di se cili je, megjithatë të ka dashur, mbështetur dhe inkurajuar pa marrë parasysh. Kjo është diçka që vetëm një grua që të do mund ta bëj.
Në ato momente të vështira, kur jeni duke u ballafaquar me një të dashur të re që nuk mund të pranojë hijet tuaja dhe t’ju dojë prapë se prapë, atëherë do ta kuptoni vlerë e gruas që dikur e bënte këtë pa ia kërkuar./Arbresh.info
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...