Google ADS

Projekti ‘Kosova e Re’ do ta rrisë për 2 për qind rritjen ekonomike

08:57 | 30 Mars 2017
Arbresh.info

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti “Kosova e Re” do ta shtojë për 2 % rritjen ekonomike që është, sipas tij, një kapërcim mjaft i madh sasior dhe cilësor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka bërë me dije se gjatë ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri 10 mijë persona, kurse 550 pas ndërtimit, kur të futet në funksion.

Stavileci në këtë intervistë ka folur edhe për asetin human, të cilin e posedon Kosova e që, sipas tij, krijon përparësi krahasuese për vendin tonë dhe për kuadrot që duhet të ketë shteti për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare. Ai ka thënë se Kosova nuk qëndron aq mirë sa iu përket kuadrove për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme