Google ADS

Perez i gatshëm për të rrëmbyer Neymarin nga Barça

08:56 | 30 Mars 2017
Arbresh Info

Drejtori i Real Madridit, Florentino Perez do të përpiqet për të nënshkruar me yllin e Barcelonës, Neymar.

25-vjeçari është aktualisht i vendosur në Barcelonë me një kontratë që nuk skadon deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info. Ai ka gjithashtu kontratë me klauzolë 173 milionë funta si dhe raporte të shkëlqyera me Lionel Messin dhe Luis Suarezin.

Por, raporte të ndryshme pretendojnë se Perez është i gatshëm të bëjë një përpjekje të jashtëzakonshme për të joshur atë të transferohet nga ‘Camp Nou’ këtë verë. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ raporton se Perez është i gatshëm të paguaj klauzolën e tij në merkaton e ardhshme të transferime duke i shtuar një tjetër superyll skuadrës së Zinedine Zidanes.

Manchester United është gjithashtu i interesuar në transferimin e tij, megjithëse së fundmi Jose Mourinho ka thënë se largimi i tij nga gjiganti katalunas do të jetë i pamundur.

Megjithatë, në rast se “Djajtë e Kuq” arrijnë transferimin e tij, Perez do të ndjek yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann./arbresh.info

Të ngjashme