Një burrë i paralizuar e ka të mundur të ushqehet vetë me ndihmën e impianteve në trurin e tij, të cilat i dërgojnë mesazhe impianteve në dorën e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Bill Kochevar, i cili ishte paralizuar pas një aksidenti me biçikletë, ka thënë që ishte mahnitur kur ia arriti të kontrolloj përsëri lëvizjet në dorën e tij të djathtë.
Studiuesit kanë thënë që kjo është hera e parë që dikush ka arritur të rifuksionalizoj lëvizjet e kontrolluara nga truri, tek një person që kishte paralizë totale.
Megjithatë ende është shumë herët që kjo teknologji të përdoret jashtë laboratorit.
Pacienti fillimisht kishte një ndërhyrje për të vendosur sensorët në zonën motorike të trurit të tij, në zonën përgjegjëse për lëvizjet e dorës.
Pas kësaj ai shpenzoi katër muaj duke përdorur këta sensorë për të komanduar lëvizjet në një dorë tredimensionale virtual.
Ndërsa pas kësaj periudhe janë vendosur 36 impiante të elektrodave në dorën e tij përmes së cilave në mënyrë elektronike simulohen muskujt e dorës dhe të krahut.
Shkencëtarët kanë përdorë një dekodues për të përkthyer sinjalet e trurit në komanda për elektrodat në duart e tij.
Kështu ai e kishte të mundshme që të komandoj dorën e tij të lëvizë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...