Die Welt: Rusia armatos Serbinë me një qëllim të vetëm

23:38 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Serbia kërkon anëtarësim në BE, por ajo pranon ndihma të mëdha ushtarake nga Rusia – pa paguar për ata. Me këtë marrëveshja Kremlini kërkon të arrijë një qëllim, shkruan fillimisht konservatorja gjermane Die Welt.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar kërkesën e dërgimit të dhjetrave aeroplanëve dhe tankeve drejt Serbisë. Siç është mësuar nga ministri serb i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic, pa pagesë Serbia do marrë nga Rusia 29 aeroplanr MiG-29, 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara tip BRDM-2.

Transferimi i mjeteve ushtarak pritet të ndodhë së shpejti. Sipas ekspertëve kjo nuk do kalojë pa pagesë, pasi për modernizimin e ushtrisë serbe llogariten deri 200 milion euro shpenzime.

Serbia edhe pse kërkon anëtarësim në BE, mban marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Kjo e fundit në anën tjetër kërkon me ngulm mos anëtarësimin e shteteve tjera ballkanike në NATO

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme