Gianni de Biasi ka treguar se Besart Berisha dhe Atdhe Nuhiu refuzuan të luajnë për Kombëtaren Shqiptare
Trajneri italian, Gianni de Biasi e ka pranuar se Kosova ka një skuadër të re dhe shume të mirë.
Ai tregoi po ashtu se si në të kaluarën e kishte ftuar sulmuesin e ri të Kosovës, Atdhe Nuhiu, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Islandës.
Por, De Biasi tregoi se ai refuzoi, ashtu sikurse Besart Berisha, i cili për shkak të largësisë dhe pse nuk e ndjente aq shumë Kombëtaren vendosi të mos vinte, çka po e bën për Kosovën.
“Kosova ka një skuadër të mirë, por është e re. Ka marrë dy lojtarë të rinj, njëri është Atdhe Nuhiu, i cili nuk pranoi të luante për ne”, tha De Biasi në Opinion.
“Pse nuk erdhi Besart Berisha? Nuk erdhi sepse jetonte në Australi dhe ishte shumë larg. Ndoshta nuk e ndjeu aq shumë kombëtaren dhe nuk besoi në projektin tonë. Ai tani luan për Kosovën sepse e ndjen më shumë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...