La fëmijët e mitur në Gjermani për t’u siguruar një jetë më të mirë, por pas kthimit në Shqipëri u dënua për braktisje të fëmijëve.
E tillë është historia e 44-vjeçares, Miranda Loçka, e cila është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burgim, por duke ja pezulluar vuajtjen e dënimit me shërbim prove për 18 muaj.
44-vjeçarja është denoncuar nga Policia Kufitare, e cila konstatoi kthimin e saj nga Gjermania pa katër fëmijët, me të cilët kishte dalë nga vendi ynë. Si gjatë hetimeve, ashtu edhe gjatë gjykimit, e pandehura e pranoi vetë faktin e lënies së fëmijëve në Gjermani.
“Fëmijet i kam lënë vetë me dashje në azil në dhomën ku qendroja në fshatin Ferne të komunes Sellzkoten ne Gjermani dhe jam kthyer në Shqipëri, duke menduar se atyre mund t’u krijoheshin kushtet për një jetë më të mirë”, ka thënë ajo.
Pavarësisht qëllimit të shprehur, gjykata e ka cilësuar braktisjen e fëmijëve si një veprim me rrezikshmëri shoqërore, pasi cenon marrëdhëniet juridike të vendosura për të mbrojtur dhe garantuar institucionin e familjes, si edhe mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Gjithashtu, gjykata e ka cilësuar këtë vepër edhe si prishje të imazhit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Por, pranimi i fajit dhe pendesa e treguar gjatë gjykimit, e shtynë gjykatën që dënimin me burgim t’ja pezullojë në shërbim prove prej 18 muajsh.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...