Donjeta duket se nuk e ka përballuar dot qëndrimin e izoluar brenda shtëpisë së “Big Brother”, duke kërkuar që të largohet nga ky edicion, ende pa filluar mirë spektakli.
Pavarësisht se ishin një nga çiftet më të preferuara të momentit nga publiku, Donjeta ka vendosur të largohet duke marrë kështu vendimin final.
Në anën tjetër, Damiano është shprehur se pavarësisht dëshirës së tij duhet të respektojë vendimin e Donjetës.
“Nuk e përballoj dot presionin”, – ka thënë Donjeta.
Kei qëndroi për disa momente duke iu lutur Donjetës që ajo të qëndronte në shtëpi, megjithatë vajza nga Prishtina ishte e vendosur. “Mos u dorëzo kaq shpejt, të lutem!”- i tha Kei.
“Nuk kam se çfarë të bëj”, – ka thënë Damiano.
Ndërsa teksa foli me Ejonën, Donjeta i tha asaj: “U futa për qejf, po dal për qejf. Në çift jemi shumë mirë, por thjesht nuk është për mua”.
Real Madrid dhe Milan publikojnë formacionet zyrtare
Në një seancë të mbyllur, Qeveria e RMV-së vendos për ndihmë...
Zhegrova starton ndaj Juventusit
“Mos u përziej hiç”, debat i ashpër mes Arionit dhe Mevlanit...
Vengu në Francë, takon homologun Lecornu: Diskutime rreth pr...
Netanyahu e shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Gallant