McLaren ka zbuluar se automobili i tij i ardhshëm sportiv me tri ulëse do të kushtojë 2,3 milionë euro dhe se të gjitha 106 njësitë e planifikuara tashmë i kanë pronarët e tyre.
Automobili, i cili aktualisht ka shenjën e fabrikës BP23, do t’i takojë familjes së veçantë të modelit të prodhuesit britanik me emrin Ultimate Series.
Megjithatë, për dallim nga McLaren P1, i cili në masë të madhe u konstruktua si auto e garës, BP23 është menduar si veturë e rafinuar, e cila ka në fokus luksin në vozitje dhe shpejtësisë së madhe maksimale.
Sipas paralajmërimeve, McLaren i ri do të duhej të ishte rival i modeleve si Bugatti Chiron dhe Koenigsegg Regera. “Blerësit potencial dhe klientët që nga fillimi u interesuan nëse BP23 do të ketë tri ulëse dhe kur ua konfirmuam këtë, ishim të zënë me porosi”, ka thënë drejtori i McLaren, Majk Fluit.
McLaren deri më tash ka publikuar vetëm një skicë dizajnuese të modelit të ri, i cili do të fillojë të dalë në treg në vitin 2019, ndërkohë që të gjithë 106 automobilat, sa ishte planifikuar që të prodhohen, tashmë janë shitur.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...