Google ADS

Gashi: Gjykata Speciale mund të zgjasë nga 10 deri në 15 vite

19:47 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi, ka theksuar se pritet që shumë shpejt të ngriten aktakuzat nga ana e Gjykatës Speciale.

Ai në emisionin “Info Box” të RTV Dukagjini, ka thënë se aktakuzat – së paku një pjesë e tyre – janë të përgatitura, duke shtuar se “prokurori Clint Wiliamson, në raportin e tij të para dy viteve ka treguar se shumë e aktakuzave janë të gatshme”.

“Aktakuzat e përgatirura më herët do të dorëzohen Në Gjykatën Speciale. Pritet që kjo verë të jetë e nxehtë. Kjo gjykatë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shqiptarët në përgjithësi dhe për UÇK-në”, ka shtuar Gashi.

Sipas tij, nuk do të bëhen publike të gjitha akuzat përnjëherë, që nuk do të thotë se nuk do të akuzohen më vonë.

“Dikush permanent do të jetë në gjendje stresi, nga ata që pritet të akuzohen. Gjykata Speciale do të zgjasë prej 10 deri ne 15 vitet e ardhshme”, ka theksuar ai.

Gashi ka thënë se nëse dikush shpallet fajtor mund të marrë dënim me burg të përjetshëm.

“Nuk e din askush si do të kalon. Vuajtje shpirtërore është qëndrimi në burg”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme