Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi një Turqi më të mirë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit dhe porositi se çdokush që cenon paqen në këtë vend, do ta paguajë çmimin.
Erdogan ishte i pranishëm në “Programin PO për një Turqi më të mirë”, në Ankara, ku deklaroi se dyert e pallatit presidencial në këtë qytet janë të hapura për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh asaj se prej ku vijnë dhe me çka merren.
Ai u përqendrua edhe në referendumin për pakon e ndryshimeve kushtetuese në këtë vend, që do të mbahet më 16 prill.
“Në vend, shumica pyesin: ‘Çfarë do të ndodh pas 16 prillit?” Ju e dhatë përgjigjen më të mirë të kësaj pyetjeje. Do të jetë një Turqi më e mirë. Ka disa të vërteta të cilat disa njerëz pranë syve nuk i shohin, pranë veshëve nuk i dëgjojnë dhe pranë gjuhës nuk i thonë”, tha Erdogan. Me këtë rast, ai theksoi se është regjistruar rritje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për kokë banori prej 3.500 në 11.000 dollarë.
Erdoğan shtoi se secili që cenon paqen në vend, do ta paguajë çmimin për këtë. “Në luftën kundër terrorizimit do të arrijnë deri te një Turqi më e mirë. Momentalisht po ia thyejmë kurrizin terrorit, hyjmë në strehat e tyre. Jo vetëm në kuadër të vendit, por edhe në Siri, Jarabulus, Raij, Dabik, Bab. Me pastrimin e këtyre territoreve nga DEASH-i dhe nga PYD e vazhdojmë rrugën tonë”, deklaroi Erdogan.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...