Nesër seanca e dytë ndaj aktivistëve të VV-së të akuzuar për terrorizëm

16:27 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se nesër do të mbahet seanca e dytë në rastin e aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” të dyshuar për sulmin terrorist ndaj Kuvendit të Kosovës.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, nesër në orën 13:00 dalin sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë seancë Gjykata do të duhet të vendosë lidhur me kërkesën e avokatëve për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, ka bërë të ditur avokati Gashi.

Ai tutje ka përsëritur se sipas tij ngritja e kësaj aktakuzës në dhjetor të vitit 2016 është bërë për qëllime politike, për të mbuluar vrasjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari kundër të cilit nuk është gjetur asnjë dëshmi për involvimin e tij në rastin për të cilin është arrestuar, është paraburgosur për 78 ditë pa u marrë asnjëherë në pyetje nga Prokuroria.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme