Google ADS

Delawie: Punësimin në Kosovë e kontrollon korrupsioni

15:15 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie ka deklaruar se është për keqardhje që punësimin në Kosovë e kontrollon korrupsioni.

Delawie ka thënë gjatë debatit të hapur në Forumin e Lëvizjes “FOL” se Kosova rrezikon të humb njerëzit e saj të mençur si pasojë  e kësaj dukurie, shkruan arbresh.info.

“Kur korrupsioni e kontrollon punësimin atëherë Kosova rrezikon që të humb njerëzit më të mençur dhe kjo nuk guxon të ndodh. Ky problem I nepotizmit e shkatërron besimin e njerëzve në qeverisje dhe në sistemin ligjor. Më pak se 25 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e gjykatave dhe më pak se 20 për qind janë të kënaqur me punën e prokurorëve”, ka thënë Delawie./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme