Me siguri i dini simptomat e mykut vagjinal, të cilat përfshijnë kruarjen e fortë, infektimin dhe derdhje të trashë e të bardhë.
Por kemi një lajm të mirë, ka mënyra të shumta për të trajtuar këtë gjendje shëndetësore e që janë shumë të lehta për t’u gjetur, transmeton arbresh.info.
Kremrat anti- kërpudhor
Këto kremra gjenden në çdo barnatore dhe mund të merren pa recetën e mjekut. Aplikohen shumë lehtë, me dorë apo me aplikues në vagjinë. Në të shumtën e rasteve kanë sukses.
Tableta orale
Nëse nuk preferoni të përdorni kremë atëherë mund të pini tableta kundër kërpudhave të quajtura Diflucan. Këto barna duhet të jepen vetëm me përshkrim të mjekut.
Shumë herë kjo gjendje është munduar të trajtohet me ilaçe të shtëpisë siç është jogurti, por këto “kremra” disa herë vetëm sa kanë përkeqësuar gjendjen.
Prandaj më së miri është të bëni një kontroll te gjinekologu, por nëse një gjë e tillë nuk është e mundur atëherë kërkoni për ato kremra në barnatore./Arbresh.info
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën