Fillon dalja e Britanisë nga BE-ja

13:44 | 29 Mars 2017
Arbresh.info

Britania edhe zyrtarisht ka nisur procesin e Brexit, duke hapur Artikullin 50 dhe nisjen e numërimit mbrapsht para se të dalë tërësisht nga Bashkimi Evropian.

Momenti historik erdhi si një letër e nënshkruar nga kryeministrja Theresa May dërguar zyrës së presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku njoftohet qëllimi i Britanisë për dalje, transmeton portali arbresh.info.

Tusk konfirmoi momentin, duke postuar në Twitter: “Pas nëntë muajve Mbretëria e Bashkuar ka nisur #Brexit”.

27 shtetet anëtare të BE-së dhe Britani tani do të fillojnë një proces të vështirë të negociatave ku do të vendoset se si mund të veçojnë marrëdhëniet e tyre ekzistuese, ndër May duhet të kalojë programin kompleks legjislativ përmes Parlamentit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme