Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim Mirsade Emini nuk mundi të durojë debatin, replikat dhe kundër replikat mes vete të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kërkoi fjalën. Ajo doli në foltore duke iu drejtuar grupit të VMRO-DPMNE-së me fjalët: “Njerëzit që flasin vetmevete duhet të shkojnë te psikiatri ose te psikologu“.
Pas deputetes së BDI-së, fjalën e mori përsëri koordinatori i grupit të VMRO-DPMNE-së Ilia Dimovski, i cili kërkoi që debati të mos ulet aq poshtë dhe të mos ketë ofendime mes përfaqësuesve të popullit.
“Fyerja e 51 deputetëve të VMRO-DPMNE-së është fyerje e votuesve që votuan”, tha Ilia Dimovski.
Seanca konstituive pritet që të vazhdojë orëve në vijim, por para se të hyjnë brenda, deputetët dhe liderët e partive deklaruan se nuk presin që të zgjidhet diçka, të paktën jo derisa nuk përfundojnë replikat e VMRO-DPMNE-së.
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...