Askush nuk mund ta mohojë ndjesinë e kënaqësisë që të jep një akullore me çokollatë ose kafshata e parë e avokados në tost. Dhe në fakt ka prova shkencore se disa ushqime të caktuara rrisin humorin dhe të bëjnë më të lumtur.
Dietologia Zoe Bingley-Pullin ju sugjeron disa ushqime për ngritjen e humorit që, fatmirësisht, shumë prej tyre i keni në frigoriferin tuaj.
Avokado është një nga pesë ushqimet që dietologia Zoe sugjeron. Ky super ushqim është i pasur me tirozinë, që ndihmon trupin të prodhojë dopaminë – e njohur si qendra e kënaqësisë në tru.
Rritja e dopaminës në trup çon në rritjen e ndjesive të kënaqësisë dhe motivimit. Avokadot përbajnë gjithashtu më shumë acid folik se çdo frut tjetër. Vitamina B nuk është e mirë vetëm për gratë shtatzëna, por ndihmon edhe në uljen e një aminoacidi në trup i lidhur me ankthin dhe depresionin. Avokadot janë të pasur edhe me acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese këto që forcojnë shikimin dhe mbrojnë zemrën.
Peshku i yndyrshëm është gjithashtu i pasur me acide yndyrore, që trupi nuk mund t’i prodhojë në mënyrë natyrale. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në rritjen si të dopaminës ashtu edhe të serotoninës në trup.
Përzierja e orizit kaf ose një tjetër karbohidrat i shëndetshëm me peshkun është një tjetër vakt i mirë për të rritur humorin. Studimet kanë treguar një lidhje mes karbohidrateve dhe prodhimit të serotoninës, një stabilizues natyral i humorit, që lidhet me nivele të ulëta depresioni.
Çokollata, sigurisht. Një tjetër ushqim i mirë për humorin? Çokollata e zezë është lidhur me uljen e hormoneve të stresit, si kortizoli, si dhe uljen e tensionit. Kjo është vërtetuar nga dy studime amerikane, që kanë treguar se 40 gramë në ditë çokollatë e zezë ul stresin si te meshkujt ashtu edhe te femrat.
Po kërkoni për një ushqim të shpejtë që t’ju rrisë humorin. Banania me çokollatë jo vetëm do t’ju ëmbëlsojnë, por do t’ju ngrenë edhe humorin. Bananet janë të pasura në aminoacidin truptofan, që trupi e përdorur për të prodhuar seretoninën.
Banania. Nëse banania nuk e kryeson listën e ushqimeve tuaj të preferuar, ka akoma produkte të tjera ushqimore që mund t’ju ngrenë humorin.
Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidues shumë të rëndësishëm për luftimin e ankthit dhe stresit.
Spinaqi nuk është vetëm i pasur me magnezin që rrit nivelet e serotoninës, por është gjithashtu plot me zink dhe acid folik, lëndë ushqyese këto që luftojnë depresionin.
Space X lanson edhe një raketë testuese
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para